Dosja Partizani, Berisha nuk paraqitet në seancën e parë në GJKKO

30 Qershor 2025, 10:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Nis seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”. Prokuroria e Posaçme përfaqësohet nga Arben Kraja, ndërsa Enkeleda Millonai nuk është e pranishme për arsye shëndetësore.

Kreu i PD, Sali Berisha nuk është paraqitur këtë seancë të parë, por ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Të pranishëm janë edhe Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

Mungon Andia Pustina dhe Fatmir Bektashi.


Video