Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë, ku një e mitur 4-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj.
Sipas njoftimit të policisë, vajza u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
“Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.
E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.