Jamarbër Malltezim, në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ka deklaruar se procesi ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Partizani” është një gjueti shtrigash.
Ai pretendon se gjithçka u bë me urdhër të kryeministrit Edi Rama ndërsa ka sulmuar edhe SPAK-un, ndërsa tha se prokurorët e posaçëm kanë zbatuar urdhrat e tij.
Malltezi ka bërë edhe një referencë nga seria e “Harry Potter” ku tha se Ram është bërë si Voldemorti, “Ai që nuk duhet t’i përmendet emri”.
“Që nga dita e parë kjo dihet që është një çështje qesharake politike, gjueti shtrigash ku gënjyen pasi doli që toka është e tironsve. Menjëherë pas urdhrit të Ramës, në kongresin e PS në prill 2022 prokurorët kanë bërë 16 kërkesa brenda muajit në të gjitha institucionet. Ne do të përballemi me këtë çështje, por në thelb është një çështje pa fakt penal që nisi me kallëzim të rremë të Taulant Ballës. Rama për SPAK-un është bërë si Voldemort-i, “he who should be named”, por ne do të përballemi me Vlodemortin”, tha ai.
Malltezi sulmoi Prokurorinë e Posaçme, duke thënë se ka vepruar kundër tyre me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Antivlerat janë te strategjikët e Edi Ramës. Nga zhvillimi i pronës kemi paguar taksa, kurse Rama për miqtë dhe hajdutët e vet jep pa taksa. Nga zhvillimi i pronës kemi sistemuar 42 familje, ndërsa Edi Rama i përzë me dhunë. Nga zhvillimi i pronës kemi bërë kopsht dhe çerdhe për banorët dhe kemi lënë për shkollën dhe gjimnazit. Asnjë nga këta nuk bën Rama, i fal tokën dhe vjedh tokat publike dhe private. Të shikoni te materiali që menjëherë pas urdhërit të Ramës në Kongresin e PS në prill 2022, prokurorët politikë kanë bërë 16 kërkesa brenda muajit. Edi Rama i dha komandën SKAP-it dhe menjëherë vepruan. Do të përballemi me këtë çështje, por në thelb është çështje pa fakt penal se u nis me kallëzimin e rremë të Taulant Ballës, vijoi me pretendimin e rremë të prokurorëve se nuk kishte asnjë ligj nomitativ, krejt ndryshe nga ligjet dhe VKM që bën Rama. ", u shpreh Malltezi.