Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj

30 June 2025, 08:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e
Foto ilustruese

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen kësaj të hëne provimit të tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së huaj.

Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30, teksa do të zhvillohet në 340 qendra të monitoruara nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore.

Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.


Video