Dosja "Partizani", Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

14 Prill 2025, 13:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jamarbër Malltezi

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim mase sigurie dhe e lë në arrest shtëpiak.

Afera me privatizimin e kompleksit kishte sot (14 prill) seancën e radhës, teksa pasi dëgjoi pretendimet, gjykata la në fuqi masën.

Dhëndri i Sali Berishës, edhe ky i pandehur për këtë dosje për korrupsion, por me masën detyrim paraqitjeje, kërkoi për të disatën herë ndryshimin e masës shtrënguese.

Ndërkohë që nesër do të mbahet edhe seanca paraprake e shtyrë nga java e kaluar për mungesën e një prej avokatëve, ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerëve.

 

Video