Lufta kundër korrupsionit, drejtuesi i SPAK Altin Dumani në KLP: Janë marrë në hetim 33 ish-zyrtarë të lartë!

14 Prill 2025, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Altin Dumani

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka prezantuar në KLP raporton vjetor, ku u shpreh se gjatë vitit 2024, janë marrë në hetim 33 ish-zyrtarë të lartë.

“Dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili”, tha Altin Dumani.

Altin Dumani: Janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë gjatë vitit 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili.

Nga këto 33, 19 zyrtarë janë dërguar për gjykim në gjykatë. Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë publike për të cilët ka pasur vendim të formës së prerë.

Video