“Do ta kryejmë punën e djalit Pejman”, zbulohen SMS-të e anëtarëve të celulës terroriste

16 July 2022, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do ta kryejmë punën e djalit Pejman”, zbulohen
Mesazhet e anëtarëve të celulës terroriste

Zbardhen mesazhet e anëtarëve të celulës terroriste, që po planifikonte të kryente një sulm në Shqipëri ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në Manëz.

“News24” ka siguruar dosjen hetimore të SPAK, ku mes të tjerash zbulohen edhe mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të celulës.

Sipas të dhënave të Antiterrorit dhe SPAK, ish-anëtarë të MEK dhe anëtarë të celulës terroriste, të cilët bashkëpunonin për kryerjen e sulmit, janë dërguar në Shqipëri për të planifikuar sulme terroriste ndaj anëtarëve të MEK.

Në dosje thuhet se disa individë që flasin gjuhën turke, rezultojnë se kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar me dy makina dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit. Referuar të dhënave të dosjes, rezulton se takimet e tyre kryheshin në dy hotele të njohura në Tiranë.

“Kam dy ditë në Tiranë, do ta kryejmë punën e djalit të Hajit Pejman. Ne do lëvizim në drejtimin që na keni thënë ju. Po presim lajme prej teje vëlla. Jemi 4 veta që kemi ardhur këtu me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në hotel. Unë dhe shoku im jemi në hotelin tjetër”, pjesë nga mesazhet e shkëmbyera.

SPAK ka të dhëna të detajuara për lëvizjet e tyre në Tiranë dhe takimet apo bashkëpunimet që kanë pasur me anëtarë të organizatës.


Video