Prag tragjedie në Vlorë, i moshuari ndjen dhimbje në zemër sapo futet në det

15 July 2022, 21:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prag tragjedie në Vlorë, i moshuari ndjen dhimbje në zemër
Ambulanca që mori të moshuarin

Një i moshuar, rreth 75 vjeç, është shpëtuar nga mbytja mbrëmjen e kësaj të prermteje në Vlorë.

Mëson se ai sapo është futur në det, ka ndjerë dhimbje në pjesën e kraharorit dhe ka kërkuar për ndihmë. Atij i kanë ardhur në ndihmë tre persona të tjerë, të cilët e kanë shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit pranë Lungomares së qytetit bregdetar. I moshuari është transportuar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Video