Gjykata merr vendimin përfundimtar, ja kur do lirohet Cllevio Serbiano

15 July 2022, 17:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata merr vendimin përfundimtar, ja kur do lirohet Cllevio Serbiano
Cllevio Serbiano

Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti do të lirohet për 7 ditë. Ky është vendimi që ka marrë ditën e sotme Gjykata e Lushnjës.

Lajmin e ka bërë me dije ish-banori i "Big Brother", Anaid Kaloti përmes një postimi në InstaStory, ku shkruan: “Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin: “Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij. Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë jut ë tjerët që se keni besuar ju prej në Lushnje me datë 21 apo 22 ta shoqërojmë te banesa. Miss u vllai, shihemi së shpejti”.

Kleviol Ahmeti u arrestua rreth një muaj më parë, pasi theu masën e sigurisë "arrest shtëpie".K jo është hera e tretë që Cllevio ndodhet pas hekurave. Pak kohë më parë ai bëri bujë mediatike me konfliktin me reperin Noizy, ku pamjet e sherrit bënë xhiron e rrjetit. Një ditë pas kësaj ngjarje, ai u arrestua nga policia.

Gjykata merr vendimin përfundimtar, ja kur do lirohet Cllevio Serbiano


Video