Policia e Fierit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar në kuadër të operacionit të koduar "Interaction". Në pranga është vënë shtetasi Miço Bushi, 61 vjeç, banues në Fier.
"Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas procedimit penal të nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendimin e datës 08.03.2022, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"." thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.