E trishtë! Vdes në aksident mjekja e re nga Durrësi (EMRI)

15 July 2022, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E trishtë! Vdes në aksident mjekja e re nga Durrësi (EMRI)
Foto ilustruese

Një mjeke nga Durrësi ka humbur jetën në një aksident tragjik jashtë Shqipërisë. Viktima është shtetasja Edna Sali

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Urdhri i Mjekut Durrës. Doktoresh Edna i përfundoi studimet e larta në vitin 2017 me rezultate shumë të mira dhe më  pas vazhdoi specializimin në Gjermani.

Urdhri i Mjekut Durrës shpreh ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohëshme nga jeta të mjekes Edna Sali, për shkak të një aksidenti automobilistik jashtë Shqipërisë.

Kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve.

Doktoreshë Edna Sali përfundoi studimet e larta në vitin 2017 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate shumë të mira.

Më pas u largua drejt Gjermanisë, për tu specializuar.

Urdhëri i Mjekut Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj!


Video