Zjarri në Malin e Çikës, Peleshi: Janëë vënë nën kontroll flakët nga njëra anë (VIDEO)

15 July 2022, 20:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në Malin e Çikës, Peleshi: Janëë
Avioni për shuarjen e flakëve

Ministri i Mbrojtjës Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e zjarrit në malin e Çikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se është vënë nën kontroll zjarri nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Po ashtu ai ka theksuar se sot janë shuar 11 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Kujtojmë se ditën e djeshme erdhën dy avionë nga Greqia për shuarjen e flakëve në Malin e Çikës.

Postimi i Peleshit:

Vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në të vetmen vatër që kemi në të gjithë territorin e vendit, atë në Malin e Çikës. Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë.
Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë!


Video