Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Athinë mbrëmjen e së premtes.
Mediet greke raportojnë se një shqiptar ka përfunduar në spital, si pasojë e të shtënave.
“Një burrë me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur nga të shtënat dhe është dërguar në spital”, shkruan protothema.gr.
Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 në zonën e Metaxourgeio, në rrugën e Chios.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit të sulmit.
Sipas informacioneve paraprake nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.