DETAJET/ Zbulohen emrat e dy viktimave në Korçë

28 Shkurt 2024, 21:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja ne Korce

Emiljano Pine alias Jorgo Prifti, rreth 40-vjeç dhe Ilo Lluka janë viktimat nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj mërkure në Korçë.

Policia deklaroi se kemi të bëjmë me një vrasje dhe më pas vetëvrasje.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, Jorgo Prifti, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, tha policia e Korçës.

 

Video