“Nuk ndihem mirë”, ky është shqiptari që HUMBI jetën në një farmaci në Itali, la pas vajzën 5 vjeçe!

28 Shkurt 2024, 13:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ledian Sharka

Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e 27 shkurtit në Itali, ku shqiptari, Ledian Sharka, ka gjetur vdekjen në mënyrë të papritur.

Sipas medieve italiane ai ka thënë, “nuk ndihem mirë” dhe një koleg e ka shoqëruar në farmaci.

Por pavarësisht ndihmës, Sharka ka humbur jetën. 38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare.

Sharka së bashku me një koleg ishte i angazhuar në punimin e tullave në një shtëpi private, kur u godit nga një sëmundje e papritur.

Me një koleg, 38-vjeçari shkoi në farmacinë e qytetit dhe ndërsa shkëmbente disa fjalë me farmacistin për të shpjeguar arsyen e pranisë së tij, ra përtokë dhe ndërroi jetë.

Prokurori, Fabio Picuti, ka urdhëruar transferimin e trupit në morgun e spitalit, ku do të kryhet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes së shqiptarit.

Karabinierët e Inspektoratit të Punës nuk kanë konstatuar parregullsi kontraktuale të punëtorit në një kompani të vogël me seli në Castel Del Monte, e menaxhuar nga një sipërmarrës po ashtu nga Shqipëria./VoxNews



Video