Dino Ibrahimoviq, i dyshuari për vrasjen e shqiptarit, Edmond Mustafa, është arrestuar menjëherë pas kryerjes së krimit në Tivar.
Përkatësisht, Mustafa prej vitesh ka thënë se e di se cili nga anëtarët e klanit të tij është përgjegjës për 11 vrasje, kështu që hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse për këtë është goditur me armë zjarri.
Dyshohet se anëtarët e klanit kriminal, "Skaljar", kanë vrarë dje Edmond Mustafën për ta penguar të flasë para hetuesve për veprimet e tyre të përbashkëta kriminale, në të cilat dyshohet se ka marrë pjesë, shkruan Vijesti.
Kujtojmë se Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit në Tivar, kur një xhelat iu afrua nga prapa dhe qëlloi me dhjetëra të shtëna në drejtim të tij nga një automatik.
Mustafa mbeti i vdekur në vend dhe vrasësi u arratis me një skuter elektrik dhe më pas u identifikua dhe shpejt u arrestua.
Përgjimet e aplikacionit Sky ECC:
Në krye të klanit, pjesë e të cilit ishte edhe Mustafa për gati një dekadë, ishte Alan Kozar, i cili u likuidua në verën e vitit 2020.
Shumë pretenduan se Mustafa atëherë ka ndërruar fanellën dhe këtë më së miri e dëshmojnë transkriptet e mesazheve dhe fotove të shumta nga aplikacioni Sky, në të cilat i arrestuari dhe polici i arratisur thonë se Mustafa është nën kontrollin e tyre.
Policët Petar Lazoviq, Ljubo Miloviq dhe Ivan Stamatoviq e kanë njoftuar për këtë kreun e pretenduar të klanit "Kavaç", Radoj Zvicer, me premtimin se Mustafa do ta akuzonte liderin absolut të atëhershëm të Shkaljarëve, Jovan Vukotiqin për më shumë vrasje.
Mirëpo, punonjësit e policisë që po punojnë për rastin që tronditi dje Malin e Zi, pohojnë se pas të shtënave qëndron një pjesëtar i të njëjtit grup kriminal.
©Copyright VoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.