Keqkuptimi i madh i mediave ndërkombëtare, me protestën e Tiranë...
4 Qershor, 16:43Fokus
Një motor është gjetur i hedhur në lumin e Lanës, ditën e sotme në rrethana ende të paqarta.
Motori është konstatuar i braktisur buzë Lanës sot rreth orës 14:40, në zonën midis pallateve “Agimi” dhe “Shallvareve”.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, pasi nuk është raportuar për ndonjë aksident rrugor në këtë zonë.
Policia ka kryer veprimet e duhura dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes, duke parë edhe kamerat e sigurisë në këtë zonë.