Del lista me emrat e kandidatëve për Komisionin e Prokurimit Pub...
11 Korrik, 12:04Fokus
Gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen e seancës për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”.
Seanca është shtyrë për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka ishte pjesë e një tjetër trupi gjykues dhe në të njëjtën kohë përfundoi edhe orari zyrtar.
Sakaq, seanca për kërkesën për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ishte parashikuar të mbahej sot në orën 15:00.
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet avokatëve te tij mbrojtës kërkonte heqjen e arrestit shtëpiak.