Vritet shqiptari në Mal të Zi, anëtar i një grupi kriminal (EMRI)

27 Shkurt 2024, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal është vrarë mëngjesin e së hënës në Tivar. 

Mediat malazeze raportojnë se viktima është identifikuar si Edmond Mustafa.

Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën. Ata thanë gjithashtu se autori ishte larguar me një motoçikletë.

Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytet për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Video