Mbyllet grupi famëkeq “Albkings” në Telegram, publikonte FOTO dhe VIDEO të vajzave +18 pa lejen e tyre!

27 February 2024, 10:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Mbyllet grupi famëkeq “Albkings” në Telegram, publikonte
AlbKings

Një grup prej afro 200 mijë personave që titullohej “AlbKings” në rrjetin social Telegram ku në formë të tmerrshme cenohej privatësia e vajzave, është mbyllur përfundimisht.

Në këtë grup përveç që publikoheshin pamje +18 të vajzave pa lejen e tyre, meshkujt publikonin edhe pamje gjatë akteve seksuale me to, ku shihej se në shumicën e rasteve xhiroheshin pa dijeninë e tyre. 

Po ashtu publikoheshin edhe të dhënat e tyre personale si numrat e telefonit, emrat dhe mbiemrat e në raste të shpeshta këto vajza edhe denigroheshin publikisht ne rrjetet e tyre sociale nga ky grup i burrave.

Por pas një pune të palodhshme të policisë së Kosovës ky grup është mbyllur. Pas një verifikimi nga VoxNews vërejmë se nuk gjendet më në Telegram./VoxNews


Video