Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Shkodër, detajet e para

28 Shkurt 2024, 08:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 në fshatin Shtoj i Ri. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në servisin në pronësi të një 38 vjeçari është bërë një shkëndijë elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Policia thotë se për pasojë janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit


Video