Vizita e Zelenskyt/ RENEA në terren dhe snajperistët në tarracën e Universitetit të Politeknikut (FOTO)

28 Shkurt 2024, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prej mbrëmjes së djeshme, me mbërritjen e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, masat e sigurisë janë shtuar në kryeqytet.

Prej rreth një ore presidenti i Ukrainës është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ndërsa jashtë godinës ka forca të shumta policie. E teksa liderët janë duke zhvilluar një takim, në tarracën e godinës së Universitetit të Politeknikut janë vendosur snajperat.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit është bllokuar qarkullimi i automjete, ndërsa janë vendosur forca të shumta policie për mbarëvajtjen e sigurisë së Samitit Ukrainë-Evropajuglindore.

Vizita e Zelenskyt/ RENEA në terren dhe snajperistët në

 


Video