Një delegacion i përbërë nga shtatë anëtarë të Parlamentit Evropian do të mbërrijnë ditën e hënë në Tiranën dhe do të qendrojnë nga data 23 deri më 26 maj, për të shprehur mbështetjen për avancimin e proçesit të zgjerimit të BE-së.
Ata do të analizojnë progresin e deritanishëm të Shqipërisë dhe nevojën për reforma të mëtejshme për të ecur përpara drejt anëtarësimit në bllokun europian, teksa do të shprehin mbështetjen për avancimin e proçesit të zgjerimit të BE-së.
Sipas një njoftimi online të Parlamentit Europian, euro-deputetët pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të nisur negociatat e anëtarësimit. Gjithashtu, gjatë vizitës do të trajtohen çështjet e vëna në dukje në raport/rezolutën mbi Shqipërinë që Parlamenti Europian miratoi në seancën e 19 majit.
Delegacioni, i udhëhequr nga David McAllister do të takojë liderët politikë të vendit, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.