Asnjë i arrestuar, përfundon operacioni për kokainën brenda qymyrit në Portin e Durrësit

21 May 2022, 13:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asnjë i arrestuar, përfundon operacioni për kokainën brenda
Kokaina brenda qymyrit

Policia ka përfunduar kontrollin tek anija “Unistream”, ku u gjet një sasi kokain e fshehur brenda qymyrit. Mësohet se në total janë sekuestruar 59 kg kokainë.

Droga u kap pak ditë më parë gjatë skanimit në portin e Durrësit, në një anije që vinte nga Kolumbia e ngarkuar me qymyr. 

Lidhur me këtë operacion deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. Ekuipazhi i anijes u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë.

Mësohet se qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri.


Video