Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK do të njihen sot me masat e sigurisë në GJKKO.
Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, zbërthejnë vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-sh.
Nuredin Dumanit i është komunikuar të parit masa në ambientet e veçanta të një spitali. Për arsye sigurie mbahet i ruajtur me masa të posaçme. Dumani është lënë në ‘Arrest ne qeli’.