Rudina Hajdari flet për herë të parë për fisin Haklaj: S’i kam rastisur kurrë

20 May 2022, 23:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rudina Hajdari flet për herë të parë për fisin Haklaj:
Rudina Hajdari

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka folur për herë të parë për fisin Haklaj, 24 vite pas vrasjes së babait të saj, Azem Hajdari.

Ajo rrëfeu në emisionin “Glamour Zone” se nuk ka pasur asnjëherë komunikim me anëtarë të këtij fisi.

E pyetur nëse i ka rastisur gjëkundi në ndonjë event apo rrugë, ish-deputetja tha se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë.

Pjesë nga biseda:

-A të ka rastisur, që qoftë me qëllim apo padashje, sido të ketë qenë situata, të kesh patur kontakt me ndonjë anëtar të familjes Haklaj? Ju ka qëlluar të keni komunikim, apo të rastisni diku?

Rudina Hajdari: Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë.


Video