Çfarë po ndodh në Fier? Blindohen rrugët e qytetit, kontrolle në çdo cep

20 May 2022, 22:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po ndodh në Fier? Blindohen rrugët e qytetit,
Policia në Fier

Policia e Rendit dhe ajo e qarkullimit rrugor në Fier po kryejnë këtë të premte kontrolle intensive në çdo automjet që kanë xhama të zinj si edhe kontrolle për përdoruesit e alkoolit.

Sipas burimeve pranë policisë së Fierit, kontrollet po bëhen në kuadër të një aksion tre ditor që do të ketë në objektiv gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, në veçanti përdoruesit e alkoolit dhe personat që lëvizin me automjete të dyshimta.

Po këto burime thanë se masat e shtuara janë si përgjigje e aksidenteve ditët e fundit në Fier.

Aksidenti i mbrëmjes së sotme në kthesën e Pojanit e ka detyruar policinë e Fierit të dalë në kontrolle te befasishme në të gjitha akset rrugore.


Video