Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Sarandë, si pasojë e një aksident të regjistruar në rrugën hyrëse të qytetit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Klaudio Kupi dhe Mikel Hoxha.
Mësohet se Kupi ka dëmtime në shtyllën kurrizore dhe do të niset për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa Mikel Hoxha ka dëmtime në kokë .
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

