Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është suprizuar ditën e sotme nga ambientet e zyrës së kryeministrit Edi Rama. Nga pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë shqiptare, Michel suprizohet nga vizatimet e kryeministrit, si dhe nga topat e basketbollit, ku e bën dhe vetë një kosh.
Në një moment ku sheh statujën e Abraham Lincoln, Rama i thotë se është duke lexuar tweetet e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Rama i dhuron presidenti i Këshillit Europian dhe një libër të Lea Ypit, ku i thotë se do donte shumë që ta lexonte.
Biseda
Rama: Ja zyra ime.
Michel: Sa interesante vizatimet. Këtu ndodh gjithçka? Jam Xheloz
Rama: Aty është Abraham Lincoln që lexon tweetet e Donald Trump.
Michel: Ja dhe topat e basketbollit. Mungon koshi!
Rama: Shiko ku i ke dhe topat e tjerë.
Michel: S'ka mundësi.
Rama: Do ta provosh?
Rama: Ky është një libër që do të doja ta lexoje, është një libër shumë i bukur, i shkruar nga një grua shqiptare që punon në LSE, është filozofe dhe ka shkruar një libër për fëmijërinë e saj në Shqipërinë komuniste