Përgjimi: Telefonatat e familjarëve të Llapushit pasi goditi kamerierin në Elbasan

20 May 2022, 22:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përgjimi: Telefonatat e familjarëve të Llapushit pasi goditi
Erjon Llapushi, foto ilustrim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njoftoi sot se ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal kundër dy personave, të akuzuar për vrasjen e një kamerieri në një lokal në Labinot të Elbasanit në tetor të vitit të kaluar.

Për vrasjen akuzohet Erjon Llapushi, ndërsa Luan Dulellari, akuzohet për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Ndërkohë, ABC ka publikuar pjesë nga dosja e plotë hetimore e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi i akuzuar për vrasjen e kamarierit Gazmend Kormaku të “Fish Rozafa” në Labinot.

Në dosje janë zbardhur bisedat telefonike të familjarëve dhe të afërmve të Erjon Llapushit, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin rreth gjendjes së Gazmend Kormakut, i cili për 5 ditë qëndroi në gjendje kome në QSUT dhe në datë 7 tetor 2021 ndërroi jetë.

Nga bisedat telefonike të familjarëve shihet një shqetësim për jetën e Kormakut, pasi nëse ai do të jetonte akuzat ndaj Erjon Llapushit do të ishin më të buta.

Në një pjesë të bisedës të mes dy grave Liries dhe Nazmies, kjo e fundit zbulon se çfarë i ka thënë Erjon Llapushi pas ngjarjes, i cili shfajëson veten duke akuzuar kamerierin se i ka ngritur nervat pasi i ka trashur zërin.

Përgjimi: Telefonatat e familjarëve të Llapushit pasi goditi

Gjithashtu në dosjen hetimore të drejtuar nga Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit është i akuzuar edhe Luan Dulellari i cili shoqëronte Llapushin ditën e ngjarjes. Ai akuzohet për bashkëpunim dhe mos kallëzim krimi.

 


Video