Grabit "Ferrarin", arrestohet shqiptari në Itali

21 May 2022, 15:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grabit "Ferrarin", arrestohet shqiptari në Itali
FOTO ILUSTRUESE

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se ka grabitur një makinën Ferrari. Grabitja ka ndodhur tre ditë më parë, teksa Ferrari ka qenë i parkuar në “Piazza Vittorio”, Veneto.

Mediat lokale raportojnë se i riu, pa banesë fikse, u njoh si autori i vjedhjes falë pamjeve të kamerave të sigurisë pasi njihej tashmë në polici për krime të ngjashme. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar, edhe pse identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

Ai u arrestua në një park, e më pas është shoqëruar në paraburgim.


Video