Dalin shifrat/ Shqiptarët janë të parët në botë për aplikime për Vizë Britanike (me raport me popullsinë)

18 Mars 2023, 18:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptarët në Angli

Shqiptarët janë të parët në botë për aplikime për Vizë Britanike (me raport me popullsinë) . Jemi në vendet e para edhe për marzh refuzim vize, Në vitin 2022 janë 25 688 qytetar të Republikës së Shqipërisë që kanë marrë vizë Britanike, ose 66 % e atyre që aplikuan. Në 10 aplikime për vizë vetëm 7 kanë sukses.

Shqiptarë "ia mbathin" që në mundësinë e parë që iu jepet, teksa vazhdon çdo ditë e më shumë të zbrazet. Një ndër shtetet që shqiptarët po dynden masivisht vitet e fundit është Mbretëria e Bashkuar, ku rrezikojnë edhe jetën duke u futur ilegalisht me kamion ose gomone, por pas mbërritjes në Britani, ata nisin procedurat për t'u pajisur me vizë.

Në vitin 2022 rezulton që kanë aplikuar për vizë në Mbretërinë e Bashkuar 36 760 shqiptarë, që përbën numrin më të lartë të të gjithë periudhës 2005-2022 të marrë në shqyrtim. 45.5% më shumë qytetarë shqiptarë kanë aplikuar në Mbretërinë e Bashkuar  për vizë në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.

Pas vitit 2014 tendenca vjen në rritje të vazhdueshme, përjashtuar vitin 2020. Për 18 vite (2005-2022) janë aprovuar viza nga Mbretëria e Bashkuar për 154 759 aplikantë shqiptarë.

Dalin shifrat/ Shqiptarët janë të parët në botë

Në vitin 2022 janë dhëne 25 688 viza për shqiptarët nga Republika e Shqipërisë, që është më shumë se çdo vit tjetër.  Ndërkohë, 13 141 aplikantë kanë marrë përgjigje negative për vizë nga Mbretëria e Bashkuar dhe 148 persona janë tërhequr vetë nga aplikimi.

Norma e aprovimit ndër vite është luhatur midis intervalit 61-77% për shqiptarët. Për vitin 2022 norma e aprovimit të vizave nga Mbretëria e Bashkuar për shqiptarët është 66%, me rritje me 1 pikë përqindje nga viti i kaluar. Ecuria ndër vite tregon që 7 në 10 qytetarë shqiptarë që aplikojnë për vizë Britanike marrin përgjigje pozitive.

Dalin shifrat/ Shqiptarët janë të parët në botë

Në pesëvjeçarin 2018-2022, Mbretëria e Bashkuar ka aprovuar viza për 69 895 qytetarë shqiptarë. Refuzim vize gjatë kësaj periudhe u është bërë 33 389 qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që 479 qytetarë kanë tërhequr aplikimin e tyre.

Duke mbledhur bashkë Aplikime të Aprovuara dhe Refuzuara për Vizë, rezulton që Shqipëria është vendi i 20-të në botë me numrin më të lartë të aplikimeve për viza në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 2018-2022. Përsa i takon vetëm vizave të aprovuara, Shqipëria është e 21-ta në botë, për numrin më të lartë.  Shqipëria është shteti i 10-të me numrin më të lartë të vizave të refuzuara nga Mbretëria e Bashkuar gjatë pesëvjeçarit 2018-2022.

India ka numrin më të lartë të vizave të Aprovuara dhe të Refuzuara.

Dalin shifrat/ Shqiptarët janë të parët në botë
Tabela: Renditje Shtete sipas numrit të Vizave të Aprovuara nga Mbretëria e Bashkuar, total pesëvjeçari 2018-2022
Dalin shifrat/ Shqiptarët janë të parët në botë
Tabela: Renditje Shtete sipas numrit të vizave të Refuzuara nga Mbretëria e Bashkuar, total pesëvjeçari 2018-2022
Dalin shifrat/ Shqiptarët janë të parët në botë
Tabela: Renditje Total Aplikime Vizë në MB sipas shteteve, total 2018-2022

Raporti Total Aprovime dhe Refuzime ndaj numrit të popullsisë së secilit vend, tregon që Shqipëria është kryesuese e aplikimeve për viza për frymë në Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me të gjitha vendet e tjera të botës. Shqiptarët që kanë aplikuar për viza në vitet 2018-2022 në Mbretërinë e Bashkuar përbëjnë 3.7% të popullsisë totale të Shqipërisë. Me raport më të ulët, Shqipëria ndiqet nga Bahreini (2.7% e popullsisë kanë aplikuar për vizë në MB), Shën Kitts dhe Nevis (2.2%). Kosova renditet e 7-a në botë (1.3 % e popullsisë kanë aplikuar për vizë në MB) përsa i takon raportit të Aplikim për Vizë në MB ndaj numrit të popullsisë.

Dalin shifrat/ Shqiptarët janë të parët në botë
Tabela: Renditje e Shteteve, Raporti Total Aplikime për Viza në MB ndaj numrit të popullisë së secilit vend, total pesëvjeçari 2018-2022

Open Data Albania ka llogaritur normën e Aprovimit të Vizave nga Mbretëria e Bashkuar për periudhën 2018-2022 për të gjitha vendet e botës. Për të bërë analizën më përfaqësuese dhe për të mos u prekur nga problemi i rëndësisë statistikore, në shqyrtim për krahasim janë marrë vendet që kanë më shumë sesa 5 000 aplikime (Viza të aprovuara + të refuzuara). Në total janë 105 kombësi që kanë tejkaluar 5 000 aplikime për Vizë në Mbretërinë e Bashkuar në pesëvjeçarin 2018-2022.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Hong Kongu, Kuvajti, dhe Katari janë 4 vendet me normën më të lartë të Aprovimit të Vizave nga MB-ja (99% e aplikimeve janë aprovime). Shqipëria renditet e 92-ta nga 105 vende përsa i takon normës së aprovimit të vizës nga MB-ja (67.7% Aprovime). Kjo nënkupton se qytetarët nga 91 vendet e tjera të botës kanë probabilitet më të lartë të marrin përgjigje pozitive nëse aplikojnë për vizë në MB, sesa shqiptarët.

Dalin shifrat/ Shqiptarët janë të parët në botë
Tabela: Renditje Norma e Aprovimit të Vizës në MB, sipas shteteve, shtetësi me numër më të lartë se 5000 aplikime gjatë pesëvjeçarit 2018-2022

Shqipëria ka normën më të ulët të aprovimit të Vizave në Britaninë e Madhe krahasuar me Rajonin gjatë pesëvjeçarit 2018-2022. Serbia ka normën më të lartë, me 95.9% të qytetarëve të saj që kanë aplikuar për vizë britanike, me aprovim të saj. Pason Mali i Zi me 95.3% përgjigje pozitive, ndjekur nga Bosnje & Hercegovina me 94.4% dhe Maqedonia e Veriut me 92.4%.

Dobët gjendet Kosova me 77% të aplikimeve të aprovuara dhe me diferencë e fundit vjen Shqipëria me vetëm 67.7% të aplikimeve me përgjigje pozitive.

Përsa i takon numrit të aplikimeve për vizë në MB, mbizotërojnë shqiptarët në Balkanin Perëndimor, me 87 912 aplkime në janar 2018-shtator 2022. Pason Serbia me 47 551 aplikime. Në fund renditet Mali i Zi me 4 873 aplikime.

Dalin shifrat/ Shqiptarët janë të parët në botë

Shqipëria ka normën e Aprovimit  për Vizë (67.7%) nga Mbretëria e Bashkuar më të ulët sesa mesatarja e të gjitha shteteve të botës që është 85.5%. Norma e Aprovimit të vizave nga MB për të gjithë shtetasit e huaj luhatet nga 81.5% në vitin 2007 në 89% në 2017-ën.

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar. Aplikimi për Vizë përfshin çdo aplikim vize që është bërë nga shtetasit e një shteti të caktuar, si psh. për bashkim familjar, për studime, për punë, për biznes, për vizitë, etj.

/Komente dhe Analiza: Open Data Albania; Kontribuoi: Ilir Brasha

Video