
FOTOLAJM/ Legalizime në këmbim të votës, "Sulltanesha" e Roskove...
19 Mars, 19:40Fokus
GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masat 'arrest me burg' për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 7 zyrtarët e tjerë dhe 3 përfaqësuesit e kompanive. Ndër 2 të tjerë janë lënë në 'arrest shtëpie'.
Ai e cilësoi arrestimin politik me qëllim që të mos rikandidonte për një tjetër mandat. Por Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
Përmes këtyre përgjimeve, SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenim Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës.
Gjithashtu, kryebashkiaku i Bulqizës, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.