Bllokohet katër alpinist në Valbonë, njëri prej tyre ka thyer këmbën, kërkohet ndërhyrja me helikopter

26 June 2022, 19:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokohet katër alpinist në Valbonë, njëri prej tyre ka
Valbonë

Katër alpinistë janë bllokuar në Valbonë duke eksploruar zonën pasditen e kësaj të diele.

Mësohet se ata kanë ngatërruar rrugën në Valbonë pasi janë ndarë nga grupi tjetër i shokëve. Tre alpinistët kanë mbetur tek Bjeshka e Zharit të Gjelës, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre ka thyer njërën këmbë.

Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, ndërsa mësohet se efektivët janë nisur drejt vendngjarjes.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.

Bllokohet katër alpinist në Valbonë, njëri prej tyre ka


Video