Temperaturat do shkojnë deri në 39°C, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

26 June 2022, 14:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Temperaturat do shkojnë deri në 39°C, njihuni me parashikimin e
Moti

Temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe më shumë gjatë javës së ardhshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ketë ndikimin e masave ajrore të të nxehta. Këto masa do të sjellin orë të gjata me diell dhe rritje temperaturash veçanërisht në mesjavë.

Vranësirat e mesditës në male lokalisht do të sjellin shi të dobët. Era do të fryjë nga juglindja e perëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Siç mund ta shohim dhe në grafikun e mëposhtëm, ditën e mërkurë temperaturat do të shkojnë deri në 39 °C në disa prej qyteteve të vendit.

Temperaturat do shkojnë deri në 39°C, njihuni me parashikimin e


Video