Aksident me vdekje në Vlorë, makina përplas motoçikletën

26 June 2022, 10:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Vlorë, makina përplas
Foto ilustruese

Një makinë ka përplasur për vdekje një 69-vjeçar që udhëtonte me motiçikletë në rrugën Vlorë-Llakatund.

Policia njofton se sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video