Erald Totilla është 40-vjeçari që humbi jetën pasditen e kësaj të shtune pasi u përplas me betonierën kur po drejtonte motorin. Ky është 40-vjeçari që humbi jetën i cili duket se ishte i apasionuar pas motorave sportivë dhe garave.
Ngajrja e rëndë me pasojë vdekjen e një 40 vjeçarit, ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Unazën Lindore në Tiranë. Totilla po drejtonte motorin e tij kur goditi nga pas betonieren që drejtohej nga Astrit Halilaj, 41 vjeç.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.