Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rritja e çmimit të naftës, që ka shkuar në 258 lekë për litër është bërë i papërballueshëm për qytetarët që tentojnë edhe ‘zgjidhje alternative’ për të mbushur serbatorin e makinës.
Si rasti i një 39-vjeçari nga Elbasani që është në telashe me policinë pasi është kapur “mat” duke tentuar të vjedhë naftë në një kamion të parkuar.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
E. P., 39 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë naftë në një kamionin të parkuar”, njoftoi policia.