KUJDES! Përveç makinës inteligjente, Rrugorja po përdor "dronin edukues", çfarë duhet të dini

25 June 2022, 10:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

KUJDES! Përveç makinës inteligjente, Rrugorja po përdor

Një pajisje e re inteligjente është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore në Tiranë.

Bëhet fjalë për një “dron edukues” që konstaton veçanërisht lëvizjet në korsinë e gabuar.

“Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.

Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji.  Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video