Spiunazh si në filma? SHISH: Kërcënimet kibernetike, në rastet më të shumta janë...

24 June 2022, 22:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spiunazh si në filma? SHISH: Kërcënimet kibernetike, në
SHISH

Gjatë vitit 2021, në raportin e SHISH thuhet se janë përballuar me sukses një numër të madh kërcënimesh kibernetike në perimetrat publikë. Të gjitha këto kërcënime janë neutralizuar në fazën e rikonjicionit aktiv, ku është arritur të identifikohet targeti dhe burimi i kërcënimit.

Aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë të vendeve jo-perëndimore, si dhe entitetet e lidhura me to përbëjnë burimin kryesor të kërcënimeve, shoqëruar me aktivitet të përhershëm, të shtuar dhe rikonicion aktiv.

Objekt i sulmeve përgjatë 2021 kanë qenë në pjesën dërrmuese bazat e të dhënave, infrastrukturat VoIP si dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së depërtimit nëpërmjet serverëve C2 (Command and Control).

Hapësira kibernetike po shfrytëzohet edhe për operacione informative ndikimi edhe për shkak se avantazhi dhe dimensioni i ndikimit është më i madh se sa kostoja e tyre dhe rreziku i ekspozimit.


Video