Keni plane për fundjavën? Mësoni se sa do të shkojnë temperaturat

24 June 2022, 19:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Keni plane për fundjavën? Mësoni se sa do të shkojnë
Foto ilustruese
 

Ditët e nxehta për plazh do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qendrueshme të ajrit. Këto do të sjellin mot të kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore. Në zonat malore do të marrin zhvillim dhe lokalisht do të pasohen nga reshje shiu.

Ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë. Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.

Keni plane për fundjavën? Mësoni se sa do të shkojnë
Parashikimi i motit për ditën e shtunë
Keni plane për fundjavën? Mësoni se sa do të shkojnë
Parashikimi i motit për ditën e diel


Video