Zbulohen dy "fole" prostitucioni në Tiranë, ndalohen dy të reja (EMRAT)

24 June 2022, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohen dy "fole" prostitucioni në Tiranë, ndalohen dy
Prostitucion

Dy qendra masazhesh që përdoreshin për prostitucion janë zbuluar nga Policia e Tiranës dhe si pasojë janë ndaluar dy vajza të reja.

Bëhet fjalë për shtetaset Jetmira Demiraj, 30 vjeçe dhe Rexhina Lika, 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, të cilat akuzohen për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

Sipas burimeve zyrtare, Jetmira Demiraj dhe Rexhina Lika administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur "Ish-Blloku" dhe në zonën e quajtur "21 Dhjetori". Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale "Prostitucioni" dhe shtetasi A. L., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Policia njofton dhe se në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe shtetasit P. N. dhe E. D. dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.


Video