Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht shqyrtimin e kërkesës së bërë nga “i forti” i Niklës, Flamur Haka, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila në vitin 2021 vendosi të konfiskojë pronat e tij, të cilat u sekuestruan nga OFL. OFL i kërkoi në 28 shkurt të vitit 2020 Flamur Hakës që të justifikonte pasurinë, të cilën më pas e sekuestroi deri sa GJKKO vendosi që ta konfiskojë përfundimisht.
Flamur Haka është ish-i dënuar si pjesë e bandës famëkeqe të njohur si “Banda e Niklës”. Në shkurt të vitit 2008, ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burg. Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje të herëpashershme e më pas në liri me kusht.
“Banda e Niklës” u godit gjatë një operacioni të zhvilluar në vitin 2005, ndërsa anëtarët ishin të akuzuar për 7 grabitje me dhunë, një rrëmbim personi dhe një atentat.
Drejtuesi i këtij grupi ishte Flamur Haka, personi që u shoqërua dje gjatë operacionit të Policisë. Sipas përfaqësuesve të Prokurorisë që në vitin 2008 kërkonin dënimin me 91 vite burgim për anëtarët e grupit, të akuzuarit i kishin kryer veprat penale në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por të drejtuar nga Haka. Ai ishte njëri prej drejtuesve që vendoste për objektivin dhe planin e grabitjes. Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Do të jetë Gjykata e Posaçme ajo që do të vendosë për sekuestrimin ose jo të pasurive të Hakës dhe Çelës. Në vendimin e kësaj gjykate thuhet: “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 24.05.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen nr. 4 (F) 2021 Akti të Regjistrit Themeltar”.
Kush është Flamur Haka?
Flamur Haka është ish-i dënuar si pjesë e bandës famëkeqe të njohur si “Banda e Niklës”. Në shkurt të vitit 2008, është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burgim. Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje të herëpashershme e më pas në liri me kusht.
“Banda e Niklës” u godit gjatë një operacioni të zhvilluar në vitin 2005, ndërsa anëtarët ishin të akuzuar për 7 grabitje me dhunë, një rrëmbim personi dhe një atentat. Drejtuesi i këtij grupi ishte Flamur Haka, personi që u shoqërua dje gjatë operacionit të Policisë.
Sipas përfaqësuesve të Prokurorisë që në vitin 2008 kërkonin dënimin me 91 vite burgim për anëtarët e grupit, të akuzuarit i kishin kryer veprat penale në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por të drejtuar nga Haka. Ai ishte njëri prej drejtuesve që vendoste për objektivin dhe planin e vjedhjes..
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Do të jetë Gjykata e Posacme ajo që do të vendosë për sekuestrimin ose jo të pasurive të Hakës dhe Çelës.