23 persona që vuanin dënimin në burgjet e Britanës së Madhe janë ekstraduar këtë të enjte në Tiranë. Mediat britanike raportojnë se ata po vuanin dënime të kombinuara me më shumë se 72 vjet burg në burget angleze.
Raportohet se në mesin e 23 "kriminelëve shqiptarë" të dëbuar ishin një pedofil, një rrëmbyes dhe një trafikant droge. Grupi i të dëbuarve përfshinte gjithashtu anëtarë të bandave të krimit të organizuar dhe një individ pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave britanike një nga individët në bordin e avionit ishte dënuar me 18 vjet për furnizim kokaine me vlerë më shumë se 2 milionë paund, ndërsa një tjetër, i cili ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar, ishte dënuar me më shumë se 10 vjet pas hekurave për trafik kokaine.
Një tjetër i dëbuar është i dënua me tre vjet burg për tentativë për të kryer marrëdhënie seksual me një fëmijë, ndërsa një tjetër i dënuar me katër vjet burgim për rrëmbim personi dhe lëndim të vërtetë trupor.
Duke folur për dëbimet, sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel tha: "Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer. Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet.”
Muajin e kaluar, 190 shkelës të shtetasve të huaj u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikuar. Zyra e Brendshme thotë se që nga marsi i vitit 2021 më shumë se 10,000 njerëz janë larguar nga MB, me 85 fluturime të çarteruara në 13 vende të ndryshme.
Fluturimi i kësaj të enjteje është zhvilluar me bashkëpunimin e qeverisë shqiptare.