Pesë kërkesa i janë drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar disa kërkesa nga Koalicioni i Shoqatave të Pronarëve për problematikat me pronat në bregdet gjatë bashkëbisedimit me shoqërinë civile nën thirrjen “SHQIPËRIA NË RREZIK” Ç’duhet të bëjmë?.
Ata i kërkojnë Berishës që t'i kërkojë Ramës verifikimin e ligjshmërisë se titujve të pronësisë të regjistruar në Kadastër pas vitit 1991 në Qarkun e Vlorës dhe të hapet proces gjygjësor me prani të palëve, me objekt që Gjykata të shpalli Nul titujt e pronësisë që nuk përputhen me origjinën e pronës.
Po ashtu, ata kërkojnë që opozita ti kërkojë menjëherë Kryeministrit që të zyrtarizojë zgjidhjen ligjore për rastet që Kontrolli i Lartë i Shtetit ose kontrollet e brendëshme antikorrupsion i kanë evidentuar dhe i kanë bërë publike si raste të regjistruara në Kadastër me dokumenta të fallcifikuara, absolutisht të pa vlefshme, korruptive dhe pa bazë ligjore.
Koalicioni i Shoqatave të Pronarëve kërkon gjithashtu që të shtohet një nen që të përcaktojë në mënyrë të qartë se për zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, cila është prona që duhet të kompensohet
DEKLARIMI I PËRFAQËSUESVE TË KOALICIONIT TË SHOQATAVE TË BREGDETIT PËR OPOZITËN
Ju falenderojmë për organizimin e këtij takimi me grupet e interesit për të diskutuar problemet e korrupsionit me pronat. Prona mbetet problemi më madhor që në këto 32 vjet drejtuesit e politikës e kanë futur në rrugë të gabuar. Nga grupi për cështjet e Transparencës, Antikorrupsioit dhe të Pronësisë në Partine Demokratike vërehen dhe pranohen problematika serioze në lidhje me Ligjin e pronave procesin e kompensimit te pronave, proceset gjyqesore me zgjatje pa fund të procedurave; veprime antiligjore gabime në kuadrin ligjor të investimeve strategjike , dokumentat e fallcifikuara dhe vazhdimësia e cenimit të të drejtave te pronareve te ligjshem me pasojat e shumta sociale dhe ekonomike për të gjithë vendin. Problemet e mësipërme politika e derisotme ka synuar ti justifikojë me ligjin 133/2015 dhe me ligjin 20/20; që plotësojnë djallëzinë e nisur me ligjin 7501.
Për zgjidhjen e problemeve me pronat është e domosdoshme angazhimi dhe i opozitës. Ne kemi bindje të plotë se problemi në zonat turistike bregdetare kërkon trajtim të veçantë dhe zgjidhet lehtësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme vetëm me vullnetin e fortë të drejtuesve të politikës, kryetarit të maxhorncës dhe kryetarit të opozitës.
Zgjidhja kërkon që Shteti Shqiptar të ndreqë në përputhje me Konventën dhe Kushtetutën në fuqi standardet e dyfishta dhe antikushtetuese të titujve të pronësisë të regjistrur në zonën turistike të bregdetit në periudhën postkomuniste. Kjo bëhet duke korrektuar titujt e pronësisë sipas dokumenteve të origjinës dhe detyrimeve kushtetuese.
Për këtë kërkojmë
1. Kërkojmë që opozita sa më shpejt ti kërkojë Kryeministrit që në zbatim të ligjit, “Për Kadastrën”, Nr. 111/2018, Kryeministri që është drejtues edhe i Kadastrës , në përputhje me nenet 9, 12/3, 16, 33 dhe 35 të ligjit “Për Kadastrën”, të kërkojë verifikimin e ligjshmërisë se titujve të pronësisë të regjistruar në Kadastër pas vitit 1991 në Qarkun e Vlorës. Për rastet ku do të konstatohen gabime, juristi i Kadastrës të përgatisi dosjen dhe së bashku me juristin e Avokatit të Shtetit, të hapet proces gjygjësor me prani të palëve, me objekt që Gjykata të shpalli Nul titujt e pronësisë që nuk përputhen me origjinën e pronës dhe të realizojë korrektimin e titujve të pronësisë në përputhje me dokumentet e origjinës bazuar në dokumentat e konfiskimit komunist pas vitit 1944 dhe me përcaktimet e qarta të nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës në fuqi. Pas kësaj titujt e pronësisë nuk do të kenë standarde të dyfishta, por do të bëhen me të njëjtin standard kushtetues dhe do të mbyllet ky burim i korrupsionit pushtetar.
2. Me këtë veprim do të zgjidhet dhe shqetësimi i Bankës Botërore i publikuar në Raportin e datës 12 Prill 2021. Në këtë Raport, Banka Botërore ka konstatuar anarkinë e titujve të pronësisë , në bregdetin turistik Vlorë – Sarandë dhe ka ngritur alrmin se kjo situatë pengon investimet e huaja turistike si dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Këtë shqetësim e ka shprehur me dt. 2 Qershor 2022 dhe Ambasadore e SHBA znj. Yuri Kim. Për këtë problem Banka e Shtetit Shqiptar asnjëherë nuk ka mbajtur asnjë qëndrim
3. Opozita ti kërkojë menjëherë Kryeministrit që të zyrtarizojë zgjidhjen ligjore për rastet që Kontrolli i Lartë i Shtetit ose kontrollet e brendëshme antikorrupsion i kanë evidentuar dhe i kanë bërë publike si raste të regjistruara në Kadastër me dokumenta të fallcifikuara, absolutisht të pa vlefshme, korruptive dhe pa bazë ligjore. Për këto raste Kryeministri nëpërmjet Avokatit të Shtetit dhe juristit të Kadastrës, të hapi proces gjygjësor me prani të palëve dhe të kërkojë që Gjykata të vendosi shpalljen absolutisht të paligjshme të akteve me të cilat prona është trafikuar në favor të peronave të tretë, të kërkojë korrektimin e titujve të pronësisë në përputhje me dokumentet e origjinës sipas dokumentave të konfiskimit komunist pas vitit 1944 dhe përcaktimeve të qarta të nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës në fuqi dhe rregjistrimin e pronës në favor të pronarit origjinal.
4. Opozita në një kohë sa më të shpejtë të propozojë në Kuvend që në ligjin nr. 133/215 dhe në ligjin nr. 20/2020 të shtohet një nen që të përcaktojë në mënyrë të qartë se për zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, cila është prona që duhet të kompensohet, në mënyrë që ky kompensim të jetë në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutën në fuqi.
5. Duke realizuar në një kohë të shkurtër këto kërkesa Kryesia e Partisë Demokratike hedh një hap të dukshëm në drejtim të demokracinë nëpërmjet ligjit dhe shlyejes së gabimeve të periudhës së tranzicionit me pronat.