Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Korçë, ku një person ka vrarë veten.
Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi E. L., 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8 të qytetit juglindor.
Sipas burimeve paraprake dyshohet se 55-vjeçari i ka ngulur thikën vetes në banesën e tij dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë atë për të ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.