"E kap prej flokësh dhe e përplas në kroskot"/ Burri dhunon me grushte gruan në Tiranë (Video)

23 June 2022, 09:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"E kap prej flokësh dhe e përplas në kroskot"/ Burri
Burri dhunon me grushte gruan në autostradën Tiranë-Durrës

Një rast i paprecedentë dhune është regjistruar një ditë më parë dhe i gjithë momenti është bërë viral në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa është shpërndarë masivisht në TikTok.

Brenda një makine shihet një burrë që godet disa herë me shpulla dhe grushte një grua.

Burri është ulur në vendin e shoferit dhe e kap prej flokësh gruan, duke i përplasur kokën në sediljen e pasagjerit, teksa ajo e pafuqishme nuk reagon.

Pamjet e rënda janë publikuar me targën e mbuluar, gjë që e bënë të vështirë identifikimin e personit që po ushtronte dhunën e pajustifikuar dhe dënimin e tij.


Video