I riu e pëson pas pamjeve në TikTok, arrestohet nga policia e Tiranës (VIDEO)

23 June 2022, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I riu e pëson pas pamjeve në TikTok, arrestohet nga policia e
I riu dhe videoja në Tik Tok

Një 21-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt. Në pranga është vënë shtetasi E.D.

Uniformat blu e kanë ndaluar të riun pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, ku shfaqej duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

Ai është ndaluar nga policia në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu, gjatë testit të kryer rezultoi dhe se 21-vjeçari drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Ai akuzohet për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".


Video