Vdes në mes të rrugës një person tek Komuna e Parisit, çfarë dyshohet

23 June 2022, 20:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes në mes të rrugës një person tek Komuna e Parisit,
Foto ilustruese

Një person ka ndërruar jetë duke u rrëzuar në rrugë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë. Viktima është shtetasi E. I., 67 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Mësohet se 67-vjeçari vuante nga tensioni.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video