"Me të përmendura burrash në krevat", denoncon gazetari: Sherr mes grave tek AKU, mezi i kanë ndarë

24 June 2022, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Me të përmendura burrash në krevat", denoncon
AKU dhe sherri mes grave

Gazetari Granit Sokolaj denoncon se ditën e djeshme është regjistruar një sherr mes dy grave në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së dhe sipas tij, konflikti fizik ka qenë aq i ashpër sa edhe burrat mezi i kanë ndarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Sokolaj shkruan se ky sherr ka alarmuar institucionin e madje dhe komshinjtë në pallatet përreth. Ai shton më tej se sherri ka qenë me të përmendura burrash në krevat.

Sipas Sokolajt, AKU është i vetmi institucion në botë ku vartësi i thotë shefit, "jo", "s'dua".

Postimi i plotë:

Nuk e di nese dje ka pasur ndonje telefonate te 112 apo 129, gjithesesi nje sherr grashe ne Drejtorine e Pergjithshme te AKU ka alarmuar institucionin e madje dhe komshinjte ne pallatet perreth. Aq sherr sa edhe pak burra qe kane mbetur ne AKU mezi i kane ndare. Nje nga ato sherret me te permendura burrash ne krevat, me te q… e bera…
Dhjetra here e kam thene qe AKU eshte i vetmi institucion ne bote, publik apo privat, ku vartesi i thote shefit jo, s’dua… Ky ka qene dhe shkaku i “shkuljes se leshrave”…
Gjithesesi, per ceshtje produktesh te sigurta ka qene zanafilla, per te miren tone e ndaj i mirekuptojme

"Me të përmendura burrash në krevat", denoncon


Video